![Sezoni i veres, TIA njofton masat per fluksin e udhetareve Sezoni i veres, TIA njofton masat per fluksin e udhetareve](images/news/tia masat per fluks vere.jpg)
Leku vijon te rrise vleren ne treg: BSH sqaron arsyet e nencmimit te euros dhe dollarit
Monedha vendase ka fituar pikë ndaj euros dhe dollarit në mënyrë të qëndrueshme gjatë 2019 për shkak të efekteve sezonale të turizmit që për këtë vit janë zgjeruar në kohë.
Sipas raportit të politikës monetare, banka e Shqipërisë sqaron se tremujori i tretë i vitit është karakterizuar nga vijimësi e mbiçmimit të monedhës vendase kundrejt euros. Kursi mesatar gjatë kësaj periudhe rezultoi 121.6 lekë/euro, me një forcim tremujor të lekut prej 1.2%, po aq sa edhe në tremujorin e dytë të tij. Edhe mbiçmimi vjetor i lekut në këtë periudhë, prej mesatarisht 3.5%, rezultoi pranë vlerës së shënuar në tremujorin e dytë të vitit (3.4%). Krahasuar me vitin e kaluar, forcimi i lekut gjatë vitit 2019 është ngadalësuar ndjeshëm, në kushtet kur deficiti korrent, e veçanërisht ai tregtar, janë zgjeruar. Kjo ecuri e kursit vlerësohet brenda linjave të sjelljes sezonale të tij dhe përkon me një sezon më të mirë turistik, sikurse tregohet nga të dhënat indirekte të sektorit të turizmit.
Krahas kësaj, vitet e fundit është vërejtur dhe një shtrirje më e gjerë e këtij sezoni, çka është reflektuar në nisje më të hershme të mbiçmimit sezonal të lekut dhe zgjatje të tij pjesërisht deri në shtator. Shuarja e efektit sezonal, tipike e muajit shtator, ka nisur vetëm në fund të këtij muaji dhe duketse po reflektohet më shumë në muajin tetor. Në tre javët e para të muajit tetor, një euro është tregtuar mesatarisht me 123.0 lekë, me një nënçmim mujor të lekut prej 1.2% dhe ngadalësim të mbiçmimit vjetor të tij në 1.7%. Në përgjithësi, tregtimi i euros në tregun valutor ka qenë i qetë dhe treguesit e stresit në të janë paraqitur në nivele optimale. Ecuria e dollarit amerikan ka reflektuar mbiçmimin e tij në tregun ndërkombëtar valutor, por në një masë më të zbutur si rrjedhojë e forcimit të lekut kundrejt euros.
Kursi usd/lek rezultoi mesatarisht 109.4 lekë/usd në tremujorin e tretë, me një nënçmim të lekut prej 0.9% krahasuar me një vit më parë. Leku ka vijuar të nënçmohet kundrejt dollarit amerikan edhe gjatë tre javëve të para të muajit tetor, duke reflektuar kryesisht dobësimin e monedhës vendase kundrejt euros. Në terma nominalë efektivë, leku u forcua me 1.1% në tremujorin e tretë. Mbiçmimi vjetor efektiv i lekut ka vijuar të ngushtohet, duke shënuar 2.2% në muajin shtator, nga 5.8% dhe 10.2% që shënonte përkatësisht në muajin qershor të këtij viti dhe në fund të vitit të kaluar. Peshën kryesore në mbiçmim efektiv e zë forcimi i lekut kundrejt monedhës evropiane, në një kohë që zbutja e këtij mbiçmimi është diktuar nga ecuria e tij kundrejt lirës turke. Kursi real efektiv i këmbimit ka shfaqur trajektore të ngjashme me atë nominal; në fund të tremujorit të tretë, mbiçmimi real vjetor i lekut ka zbritur në 1.9%, nga 4.7% që shënonte në fund të tremujorit të dytë./Monitor
Më të lexuarat
![Sezoni i veres, TIA njofton masat per fluksin e udhetareve Sezoni i veres, TIA njofton masat per fluksin e udhetareve](images/news/tia masat per fluks vere.jpg)
![Te huajt vershojne drejt Shqiperise, rriten me 74.5 per qind netqendrimet ne hotele Te huajt vershojne drejt Shqiperise, rriten me 74.5 per qind netqendrimet ne hotele](images/news/turiste netqendrime rritjaa.jpg)
![Shqiperia e fundit ne Europe per te ardhurat dhe konsumin per fryme edhe per 2023 Shqiperia e fundit ne Europe per te ardhurat dhe konsumin per fryme edhe per 2023](images/news/te ardurat per fryme konsum 2024.jpg)
![Borrell rekomandon heqjen e masave te BE-se ndaj Kosoves Borrell rekomandon heqjen e masave te BE-se ndaj Kosoves](images/news/borrell per msat ndaj ks.jpg)
![Bashkite rekord nga taksat e ndertimit dhe turizmit, 56 mln euro me shume se 2023 Bashkite rekord nga taksat e ndertimit dhe turizmit, 56 mln euro me shume se 2023](images/news/rekord nga taksat bashkite me 2023.jpeg)
![OKB: Izraeli mund te kete shkelur ligjet e luftes ne Gaza OKB: Izraeli mund te kete shkelur ligjet e luftes ne Gaza](images/news/ligjet e luftes shkelje okb.jpg)
![Temperatura rekord ne SHBA, paralajmerohet nje vale e nxehte vdekjeprurese Temperatura rekord ne SHBA, paralajmerohet nje vale e nxehte vdekjeprurese](images/news/vala e te nxehtit ne amerike pritet.jpg)
![Media australiane: Shqiperia, nje perle e turizmit evropian ne zhvillim Media australiane: Shqiperia, nje perle e turizmit evropian ne zhvillim](images/news/artikulll revista elle.jpeg)
![Shteti amerikan padit Pfizer per pretendimet mashtruese te vaksines Covid-19 Shteti amerikan padit Pfizer per pretendimet mashtruese te vaksines Covid-19](images/news/padia per fizer nga us.jpg)
![Turistet nxisin kerkesen, por po rriten importet e ushqimeve me ritme dy shifrore Turistet nxisin kerkesen, por po rriten importet e ushqimeve me ritme dy shifrore](images/news/rritja turistwvee importee.jpg)